Udhërrëfyesi për të rinjtë

Udhërrëfyesi i përgatitur për projektin "Rinia Shqiptare - E ardhmja e Trashëgimisë Kulturore" është fokusuar në rritjen dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin e trashëgimisë kulturore në zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Projekti i drejtuar nga organizata "Qendra TED" ka patur si synim kryesor të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të të rinjve si edhe të rrisë sadopak njohuritë e tyre për  Trashëgimisë Kulturore, duke përqendruar vëmendjen në qytetin e Durrësit.

Udhërrëfyesi ka si qëllim analizimin e situatës së angazhimit të të rinjve në trashëgiminë kulturore dhe synon ndërgjegjësimin e të rinjve, palëve të interesuara por edhe politikëbërësve për rëndësinë e përfshirjes së rinisë në trashëgiminë kulturore si një motor i fuqishëm zhvillimin socio- ekonomik të vendit tonë nëpërmjet turizmit kulturor. Gjithashtu, janë ofruar rekomandime konkrete për politikëbërësit vendas në nivel lokal dhe qendror, në mënyrë që të promovohet përfshirja e të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Për këtë, udhërrëfyesi përcakton objektiva të qarta dhe të matshme dhe propozon politika dhe ndërhyrje që mundësojnë angazhimin dhe kontributin e të rinjve në këtë drejtim.

 

Në udhërrëfyes paraqitet një analizë gjithëpërfshirëse e nevojës së ndërhyrjeve në sektor duke marrë në konsideratë sfidat dhe mundësitë që ekzistojnë për përmirësimin e e mundësive të rritjes së përfshirjes së të rinjve në çështjet e trashëgimisë kulturore. Gjithashtu, synohet të përcaktohen objektiva të qarta dhe të matshme për rritjen dhe angazhimin e të rinjve por edhe të propozohen politika apo ndërhyrje që mbështesin dhe i japin përparësi pjesëmarrjes së të rinjve në trashëgiminë kulturore dhe kulturë, duke marrë parasysh njëkohësisht kontekstet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Sigurimi i harmonizimit të strategjive për zhvillimin e  të rinjve me strategjitë ekzistuese të ruajtjes së trashëgimisë kulturore konsiderohet të jetë thelbësore në këtë drejtim.

Duke pasur parasysh faktin se ky vend është tashmë një destinacion turistik në zhvillim, ky studim mund të shërbejë si një mjet për politikëbërësit vendas për të iniciuar programe edukimi dhe ndërgjegjësimi, si dhe për të nxitur angazhimin e të rinjve në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ndërgjegjësimin e tyre dhe vlerave të saj për zhvillimin e turizmit.

Duke ndjekur këtë udhërrëfyes, politikëbërësit, organizatat kulturore dhe komunitetet mund të krijojnë një mjedis të përshtatshëm që fuqizon të rinjtë të marrin pjesë aktive në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së tyre kulturore, duke siguruar vitalitetin e saj për brezat e ardhshëm.

SHKARKO UDHERREFYESIN
SHKARKO UDHERREFYESIN