Manuali "Arkeologu i vogël"
Ky manual synon të mobilizojë pjesëmarrjen e të rinjve në Durrës për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit. Përmes edukimit mbi kulturën dhe historinë lokale, të rinjtë informohen për rëndësinë dhe vlerat që objektet e trashëgimisë kulturore paraqesin dhe kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së tyre për brezat e ardhshëm. Manuali thekson se komunikimi i vlerave të trashëgimisë nga e kaluara në të tashmen ka një rol thelbësor në identitetin dhe bashkimin e komuniteteve, duke krijuar një ndjenjë të përkatësisë dhe krenarie për Të shkuarën.
Edukimi mbi Trashëgiminë Kulturore dhe Arkeologjinë përmendet si një proces që duhet të fillojë që në moshë të re, duke ofruar një mundësi për të rinjtë të mësojnë nga vlerat kulturore dhe historike të komunitetit ku jetojnë. Në kontekstin e zhvillimit ekonomik, manuali argumenton se Trashëgimia Kulturore luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht në promovimin e turizmit. Megjithatë, vërehet se ende ka shfrytëzim të pakët të potencialit real që qyteti i Durrësit ofron për turistët.
Manuali gjithashtu vë në dukje se aspekti kulturor i Durrësit nuk është i njohur mjaftueshëm për turistët dhe shpesh neglizhohet nga banorët vendas. Për të përmirësuar këtë situatë, nevojitet një përpjekje e shtuar për reklamim të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë tek turistët e huaj dhe ndërgjegjësimin e komunitetit lokal rreth vlerave të kulturës dhe historisë së tyre. Veprimtaria ndaj trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shihet si një proçes i vazhdueshëm dhe dinamik, me nevojë për përfshirjen e komuniteteve, veçanërisht të të rinjve, për mbrojtjen dhe përdorimin e drejtë të kësaj trashëgimie në funksion të zhvillimit.
Në fund, manuali thekson rëndësinë e perceptimit të duhur të trashëgimisë arkeologjike dhe informimin e publikut rreth vlerave dhe proçeseve të menaxhimit të saj.
Për të arritur këtë, njohja e qytetarëve me tërësinë e punës që çon në shtimin dhe përmirësimin e trashëgimisë arkeologjike konsiderohet e rëndësishme dhe duhet të integrohet në Edukimin Shkollor. Manuali synon të shërbejë si burim informacioni dhe udhëzim për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë mbi Arkeologjinë dhe Trashëgiminë Kulturore.