Amfiteatri i Durrësit
I ndërtuar gjatë shekullit të dytë të erës sonë, Amfiteatri mbetet një prej ndërtesave më të mëdha Romake në rajon si edhe një prej mrekullive të kohës së perandorit Trajan. Ky amfiteatër ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe është i vetmi i gjetur në Shqipëri. Arena, aty ku një herë e një kohë zhvilloheshin ndeshjet e gladiatorëve si edhe aktivitetet e tjera të shfaqura për kënaqësinë e perandorit romak Trajan, rrethohet nga shkallaret ku mendohet se e shijonin spektaklin rreth 15 000 deri 20 000 spektatorë. Është i përbërë prej gurësh dhe tullash, amfiteatri vishet nga një fasadë dy katëshe, me harqe e kolona të dekoruara me dritare të cilat shohin drejt qendrës së qytetit. Nëse e gjen veten në perëndim të amfiteatrit, do të gjendesh pak hapa larg bregut të Adriatikut, ku mund të shohësh edhe Barin, qytetin e lashtë italian. Si në rastin e Koloseut, lojërat po aq argëtuese sa edhe vdekjeprurëse, shënuan pikën më kulminante të Amfiteatrit. Pasi ato u ndaluan prej perandor Honorit (393-423 p.e.s), rreth shekullit IV, perandoria e së cilit përkoi me fillimet e rënies së Perandorisë Romake, arena e hershme e gladiatorëve në Amfiteatër u shndërrua në varrezë. Gjatë kësaj kohe, në Amfiteatër u ndërtua edhe një kishë ku realizoheshin ceremonitë fetare dhe funerale të të krishterëve të Durrësit. Fillmisht, muret e saj ishin të zbukuruar me afreske të cilat më pas u kthyen në panele mozaikësh të martirit të qytetit të Durrësit, Shën Stefanit, si edhe të plot shenjtëve të tjerë: Shën Stefani, Shën Marina, Shën Irena, Shën Sofia, dhe Shën Gabrieli. Amfiteatri i Durrësit mbetet një prej më të mëdhenjve të botës së lashtë dhe një ndër dhjetë amfiteatret më të bukur romakë.

