Kick off meeting
Takimi inaugurues i projektit “Albanian Youth – The Future of Culture Heritage”
Më datë 29 Qershor 2023 në ambientet e Bashkisë Durrës u zhvillua takimi inaugurues i projektit “Albanian Youth – The Future of Culture Heritage”, projekt i zbatuar nga Qëndra Trajnim Edukim Demokraci, me mbështetje financiare të Bashkimit Europian nëpërmjet skemës së Granteve EU4Culture, skemë grantesh implementuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomise Kulturës dhe Inovacionit.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i projektit si dhe krijimi i urave të komunikimit me grupet e ndryshme të interesit, në mënyrë që të facilitohej angazhimi i tyre gjatë implementimit të projektit. Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme publike si Bashkia Durrës, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Qëndra Muzeore Durrës etj. Gjithashtu në takim morën pjesë dhe organizata të shoqërisë civile të qytetit të Durrësit të specializuara në trashëgiminë kultuore, turizmin dhe rininë. Ndër to mund të përmendim “MuZEH Lab”, “Durrësi Aktiv” dhe “Bicycle Durres” të cilat dhanë një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Siç u përmënd dhe më lart, të rinjtë janë në qëndër të këtij projekti, si rrjedhojë nuk mund të mungonin studentë dhe përfaqësues nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe përfaqësues nga shkollat e qytetit si shkolla “Jan Kukuzeli”, shkolla “Gjergj Kastrioti” dhe shkolla “Jusuf Puka”. Të ftuar në takim ishin dhe përfaqësues të Qëndrës Komunitare Multifunksionale “Nishtulla”.
Fjalimi përshëndetës për nisjen e takimit u mbajt nga Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës TED, Znj. Klodjana Bregu e cila shpjegoi se si u krijua koncept idea e projektit “Albanian Youth – The Future of Culture Heritage”. Në fjalën e saj Znj. Bregu vuri theksin në nevojën që egziston dhe rëndësinë që ka rritja e bashkëpunimit ndjërmjet aktorëve kryesorë publik dhe privat të cilët merrem me ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë kulturore jo vetëm në Durrës por edhe më gjerë.
Koordinatori i Projektit, z. Endrit Dajçi bëri një prezantim të detajuar të projektit “Albanian Youth – The Future of Culture Heritage” duke u ndaluar kryesisht në objektivat dhe aktivitetet kryesore të tij.
Projekti “Albanian Youth – The Future of Culture Heritage” do të implementohet në qytetin e Durrësit gjatë periudhës Prill-Dhjetor 2023. Ky projekt ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin e të rinjve të qytetit të Durrësit, në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Ky qëllim synohet të arrihet nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe informimit të të rinjve mbi rolin e trashëgimisë kulturore në jetën sociale dhe ekonomike të qytetit, si dhe mbi përgjegjësitë dhe të drejtat që komuniteti ka në lidhje me ruajtjen dhe konservimin e kësaj trashëgimie.
Gjatë zbatimit të projektit do të kryhen një sërë aktivitetesh. Ndër aktivitetet më kryesore mund të përmendim publikimin e një Manuali mbi Arkeologjinë. Ky manual do të përfshijë elementë bazë të arkeologjisë të cilat do të kenë si qëllim ti ofrojnë lexuesve të rinj informacione dhe kuriozitete mbi shkencën e arkeologjisë dhe se si ajo na ndihmon të zbulojmë historinë tonë.
Nje seri workshopesh do të zhvillohen në qytetitn e Durrësit ku temat kryesore do të jenë pikërisht trashëgimia kulturore dhe arkeologjia. Këto aktivitete do të zhvillohen me nxënësit e shkollave të qytetit si dhe me fëmijët e qëndrave komunitare. Në përfundim të workshopeve do të zhvillohet dhe një vizitë kulturore me fëmijët në Torren Veneciane dhe në Amfiteatrin e Durrësit. Këto aktivitete kanë si qëllim të nxisin kuriozitetin e të rinjve mbi trashëgiminë kulturore dhe ti kthejnë ato në individë të angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie.
Një tjetër çështje që kërkohet të adresohet nga projekti “Albanian Youth – The Future of Culture Heritage” është përmirësimi i politikave dhe programeve institucionale për përfshirjen e të rinjve në tematikat e lidhura me trashëgiminë kulturore. Qëndra TED në bashkëpunim me ekspertë të fushës do të përgatisë një udhëzues që do trajtojë pikërishht rrolin e të rinjve në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke analizuar situatën aktuale dhe duke dhënë një sërë rekomandimesh për përmirësimin e saj. Pas prezantimit të projektit, takimi vijoi me një bisedë të hapur me pjesëmarrësit, të cilët paraqitën komentet dhe eksperiencat e tyre mbi temat e prekura nga projekti.