Shkolla "Gjergj Kastrioti" Durrës

Përmbledhje e Workshopit:

Më datë 13 Tetor 2023, u zhvillua një workshop në Shkollën "Gjergj Kastrioti". Qëllimi i Workshopit ishte rritja e ndërgjegjësimit për historinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Në workshop morën pjesë 16 nxënës.
Workshopin e drejtuan ekspertë dhe specialistë në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, të ftuar në kuadër të projektit. Pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një forcë lëvizëse për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit. Diskutimet u fokusuan në identifikimin e vlerave unike të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe rolin e tyre në ndërtimin e identitetit kombëtar.


Pjesëmarrja dhe Angazhimi:

Pati një pjesëmarrje të gjerë të nxënësve që shprehën dhe ndanë mendimet e tyre me pasion. Diskutimet theksuan rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përgjegjësinë që të gjithë duhet të ndiejnë ndaj kësaj detyre.


Rezultatet dhe Ndjesitë nga Nxënësit:

Pjesëmarrësit shfaqën një ndërgjegjësim të përmirësuar për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, duke reflektuar në rëndësinë e pasurisë kulturore shqiptare.
Nxënësit shprehen se ndihen të ftuar dhe të përgjegjshëm për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Kjo tregon për një angazhim personal dhe përgjegjësi ndaj trashëgimisë së vendit.
Pjesëmarrësit manifestuan një nivel të lartë interesi për të vazhduar me të tilla aktivitete ndërgjegjësuese për qytetin e Durrësit, në mënyrë që ata të jenë më afër aktualitetit lidhur me trashëgiminë kulturore dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre rreth kulturës së vendit të tyre.


Rekomandime për të Ardhmen:

Ndërveprimi me Komunitetin Lokal:
Inkurajojmë organizimin e sesioneve të tjera me ndërveprim të drejtpërdrejtë me komunitetin lokal, përfshirë prindërit dhe banorët e zonës, për të rritur ndikimin dhe pjesëmarrjen.
Përdorimi i Teknologjisë për Ndërgjegjësim:
U sugjerua përdorimi i teknologjisë për të shpërndarë informacione dhe prezantime në mënyrë më efikase. Mund të konsiderohen webinarët dhe platformat online për të arritur një audiencë më të gjerë.
Krijimi i një Klubi të Trashëgimisë në Shkollë:
Rekomandojmë krijimin e një klubi të trashëgimisë në shkollë, ku nxënësit mund të angazhohen në projekte dhe aktivitete të ndryshme që lidhen me trashëgiminë kulturore.
Workshopi në Shkollën "Gjergj Kastrioti" kontribuoi në mënyrë pozitive në ndërgjegjësimin dhe interesin e nxënësve për trashëgiminë kulturore, dhe është një hapi i rëndësishëm drejt objektivave të projektit.